Anglia dhe Southgate me “dhimbje koke”

Futboll

Anglia dhe Southgate me “dhimbje koke”

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 17:35
Anglia

Kur kanë mbetur edhe vetëm tetë ditë nga starti i Kupës së Botës në Katar, James Madisson bën me dhimbje koke Anglinë dhe trajnerin e “Tre Luanëve”, Gareth Southgate.

Fantazisti, emri i të cilit ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Anglia për në Katar, ndjeu shqetësime në gju në ndeshjen e Premier League, atë mes West Ham dhe Leicester teksa u detyrua të braktisë sfidën në minutën e 25-të të pjesës së parë ndërkohë që më parë kishte shënuar në minutën e tetë.

Sipas informacioneve të para nga shtypi britanik, Madisson mori një goditje në gju ndërsa shenja pozitive është se lojtari doli me këmbët e veta nga fusha.

Gjithsesi, tashmë janë analizat ato që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit ndërsa ankthi është i madh pasi problemet në gju janë tejet delikate dhe koha punon kundër Madisson, i cili prej kohësh ëndërron të marrë pjesë në një event kaq madhor si Kupa e Botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat