Është mëkat që Leeds mbetet duarbosh në Londër.
Leeds të paktën e ka merituar një pikë por fati sportiv ia ktheu shpinën.
Tottenham nëpër vrimë të gjilpërës ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Leeds, në takimin e javës së 16-të në Premier League.
Leeds ka avancuar me 0:1, 1:2, 2:3 por në fund mposhtet me 4:3.
Kane (25'), Davies (51'), Bentancur (81' e 83') shënuan për spursat dhe Summerville (10'), Rodrygo (43' e 76') për Leeds.
Futbollisti Adams i Leeds, në minutën e 87-të u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.
Tottenham zë vendin e tretë me 29 pikë e Leeds është i 14-ti me 15.