Trajneri i Chelsea i çudit të gjithë me formacionin zyrtar, Armando Broja luan titullar edhe sot në Premier League!
Trajneri i Chelsea e ka shtuar dozën e besimit mbi Armando Brojën.
Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e parë kundër Manchester City vetëm pak ditë më parë në Kupë.
Por lojtarin e Kombëtares e pret një tjetër takim nga minuta e parë.
Sot londinezët do të zhvillojnë përballjen kundër Newcastle në transfertë. Në formacionin zyrtar të Chelsea shihet se Armando Broja e nis sërish si titullar.