Ballafaqimit mes KEK-ut dhe Dinamos së Ferizajt, ka përfunduar baras (2:2), në derbin e madh të javës së 14-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.
Finishi dramatik dhe me tre gola (nga minuta e 81 e deri në të 84-tën), 1:1, 2:1, 2:2!
Mysafirët kthehen me një pikë të madhe, ndërsa KEK-u ruan kryesimin.
Për KEK-un shënuan Gëzim Berisha (24'- nga penalltia), Besar Dushi (82') dhe për Dinamon realizuan Arlind
Bajrami (81') e Auron Ademi (84').
KEK-u kryeson me 37 pikë, ka një më shumë se Dinamo në vend të dytë.
Kryetrajneri i Dinamos, Burim Çerkini, është i kënaqur me lojën që treguan djelmoshat e tij dhe për pikën që importuan nga stadiumi në Kastriot.