Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Newcastle United e Chelseat.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. James Park”, Newcastle po barazon pa gola me Chelsean.
Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që portierët, si Pope i Newcastle ashtu edhe Mendy i Chelseat arritën të mbajnë portat e paprekura.
Përgjatë kësaj pjese të parë, Newcastle regjistroi pesë tentime për gol, krahas vetëm një të Chelseat, por që ky i fundit kishte një goditje drejt kornizës së portës, ndërsa Newcastle asnjë.
Pjesa e parë mbyllet e barabartë, 0:0.