Pushohet nga puna truproja e Lewandowskit

Futboll

Pushohet nga puna truproja e Lewandowskit

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 20:06
Pushohet nga puna truproja e Lewandowskit

Pas trazirave të shkaktuara në Poloni kur u zbulua se personi i punësuar si truprojë për Robert Lewandowski-n dhe pjesëtarët e ekipit polka, ishte një militant i njohur neonazist polak i akuzuar se i përkiste një bande kriminale, Federata Polake e Futbollit ka vendosi të tërhiqet dhe të prishë lidhjet me Dominik G., i njohur si Grucha.

Përmes një deklarate Federata Polake e Futbollit bën me dije se: “për shkak të raportimeve në media në lidhje me Dominik G., është vendosur që të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet që lidhen me kombëtaren”.

Cezary Kulesza, president i Federatës, ishte ai që punësoi Grucha-n, por ai u përdor “për punë sigurie”.

Edhe pse trajneri polak Czesław Michniewicz ishte plot lëvdata për ish-truprojen e kombëtares polake, duke u shprehur se “ai e përmbushi rolin e tij në mënyrë fantastike. Unë e vlerësoj atë si profesionist. Çfarë bëri, si u kujdes për Robertin, ekipin, si na trajtoi…”, Dominik G. nuk do të udhëtojë me Poloninë në Botërorin Katar 2022.

Siç u raportua nga mediet polake, polemikat u ngritën kur u zbulua se Grucha: “Ka një çështje të hapur për militantizëm në një bandë kriminale që ndër të tjera akuzohet për propagandë nazizmi apo organizim trazirash".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat