Sot (e shtunë) ka përfunduar gjysmësezoni i parë në Ligën e Fëmijëve, gjenerata 2011. Sulmuesi i talentuar i Albion FC nga Shkupi, Erduan Miftari, shënoi 22 gola duke e bërë golashënuesi më i mirë për dy vite rreshtë, shkruan Open-TV.
Albion FC është shpallur kampion vjeshtor me 27 pikë, ku nga 10 ndeshje të luajtura kanë 9 fitore dhe 1 humbje.
Ai është i lindur më 2 korrik 2011 në Shkup. Ka nisur të merret me futboll që në moshën 5 vjecare, respektivishtë në vitin 2016 te FC Neë York ku për trajner e pati Afrim Bajramin.
Te FC Neë York qëndroi një vit, kurse më pas kaloi te Volkovo, ndërsa trajner i tij ishte Zoran Nakov.
Nën urdhrat e këtij të fundit ishte plotë 3 vite, ndërsa tani në dy vitet e fundit është pjesë e Albion FC, trajner i së cilit është Kujtim Mustafa.
Albioni ka shumë dëshirë që një ditë të luaj për Bayernin e Munichut, ndërsa lojtarë i preferuar i tij është Robert Lewandowski.