Në kuadër të Superligës së Kosovës sot zhvillohen tri ndeshje.
Kryendeshja e ditës së sotme luhet në Podujevë, në mes Llapi – Gjilani.
‘Llapjanët’ hyjnë në këtë takim pas fitores së thellë 4:1 ndaj kampionit në fuqi Ballkanit.
Andaj, janë te motivuar dhe kërkojnë fitoren e radhës.
Drita në anën tjetër pret në shtëpi Malishevën.
Kurse, Ballkani është nikoqir i skuadrës së Ferizaj.
Të gjitha këto takime zhvillohet në orar të njëjtë, me fillim nga ora 13:00.