Real Madridi ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Bayern Munich, Banjamin Pavard.
Sipas raportimit të ‘El Nacional’, Real Madridi po kërkon të nënshkruajë me Benjamin Pavard, verën e ardhshme falas pasi t’i skadojë kontrata.
‘Mbretërit’ e shohin Pavard si rezervë ideale për mbrojtësin e djathtë Dani Carvajal, i prirur për lëndime, dhe dëshiron ta nënshkruajë atë falas siç bënë me Antonio Rudiger dhe David Alaba.
Thuhet se francezi nuk dëshiron të rinovojë me Bayern Munich dhe ka deklaruar se nuk do ta ketë problem të kalojë në një ligë tjetër në të ardhmen.
Mbetet të shihet nëse do ndodh një lëvizje e mbrojtësit drejt ‘Santiago Bernabeu’.