Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e javës së 12-të me tre sfida interesante ditën e sotme.
Në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet “Klasikja” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia.
Kampionët aktualë të Shqipërisë do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, por edhe të ruajnë vendin e parë në renditje.
Ndërsa shkodranët e Mirel Josës duan tre pikëshin për t’i bërë presion kryesuesve në renditje.
Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Arena Egnatia” do të zhvillohet dueli Egnatia-Laçi.
Shpëtim Duro përballë së shkuarës do të kërkojnë suksesin pas humbjes në ndeshjen e kaluar ndaj Tiranës, ndërsa kurbinasit e Dejan Vukiçeviç kanë ndërruar fytyrë teksa kërkojnë fitoren e katërt radhazi në kampionat, por edhe për të ruajtur këtë vazhdimësi të rezultateve pozitive.
Në po të njëjtën orë, në stadiumin e qytetit të Kamzës, do të luhet ndeshja Kastrioti-Kukësi.
Krutanët e Emiljano Çelës synojnë tre pikëshin pas barazimit sfidën e kaluar ndaj Erzenit, ndërsa verilindorët e Enkeleid Dobit duan me çdo kusht fitoren pas tre humbjeve radhazi.