Napoli arriti një tjetër fitore në kampionat, kësaj radhe duke mundur në shtëpi Udinezen me rezultatin 3-2.
Skuadra e Spaletit ishte në avantazhin e 3 golave, deri sa një gabim i mbrojtësit Kim Min-Jae, bëri që vendasit të shkurtonin diferencën dy herë, duke ja bërë gjërat më të vështira Napolit në minutat e fundit.
Menjëherë pas ndeshjes, Kim nuk nguroi t’i kërkonte falje shokëve të skuadrës dhe tifozëve për gabimin e tij, i cili rezultoi dhe i pari që nga transferimi i tij te Napoli.
“Do të doja të shprehja faljet më të sinqerta për të gjithë shokët e skuadrës dhe fansat.
Ne arritëm të fitonim vetëm falë tyre. Por gabimet të bëjnë më të fort. Herës tjetër unë do ta ndihmoj më shumë skuadrën”, u shpreh korani në Instagramin e tij.