Al Thawadi: Na sulmuan nga të gjitha anët

Futboll

Al Thawadi: Na sulmuan nga të gjitha anët

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:44
Al Thawadi

Për herë të parë një Kupë Bote do të organizohet në Lindjen e Mesme.

Katari do të hapë dyert për Botërorin 2022 më datë 20 nëntor, por edhe pse vetëm 8 ditë larg kontestimet nuk mungojnë. FIFA dhe vetë Katari janë kritikuar ashpër për organizimin e këtij eventi madhor, që do të zhvillohet në kushte si kurrë më parë.

Lidhur me kundërshtinë e opinionit publik ka folur Sekretari i Përgjithshëm i delegacionit të Katarit, i cili është shprehur se ka rënë në depression nga sulmet verbale të njerëzve që nuk e kanë pritur mirë faktin se shteti i tij do të mikpresë këtë Kupë Bote.

“Kur fituam, ndjeva gëzim. Megjithatë, unë rashë shumë shpejt në depresion. Ishte një sulm dashakeq ndaj nesh, ndaj FIFA-s. Ata u sulmuan nga të gjitha anët, edhe vendi ynë. I ngjanin sulmeve raciste. Ishte e vështirë”, ka thënë Hassan Al Thawadi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat