Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë së është i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në udhëtim tek Wolverhampton.
‘Topçinjtë’ me dygolëshin e Odegard arkëtuan edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.
Arteta pas ndeshjes tha se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë sidomos në pjesën e dytë. Ai lavdëroi sulmuesin Gabriel Jesus.
“Ata na lënë shumë pak hapësirë, ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e dytë ne ishim më të shpejtë, më të guximshëm, morëm iniciativën në fushë dhe fituam ndeshjen”, tha Arteta.
Gabriel Jesus? Puna që po bën ai në fushë për ekipin është e madhe. Shokët e tij dhe stafi e duan atë. Megjithatë, synimi ynë është të jemi më të mirë në çdo ndeshje dhe se kemi ende shumë gjera për të përmirësuar”, theksoi Arteta.
Pas fitores kundër Wolverhampton, Arsenalin shkëputët në krye të tabelës me pesë pikë më shumë së Manchester City.