Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes ndërmjet Atalantës dhe Interit që po zhvillohet në Bergamo.
Atalanta kaloi e para në epërsi në minutën e 26’ kur Lookman realizoi nga penalltia, por dhjetë minuta më vonë Interi riktheu baraspeshën me golin e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko.
Edhe në pjesën e dytë pritet ndeshje e zjarrtë mes dy ekipeve që kanë pikë të barabarta në tabelë, nga 27.