Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka folur për mediat në prag të takimit të sotëm me Lazion. Strategu italian e ka cilësuar si një sfidë të komplikuar
“Pres një ndeshje të vështirë dhe të komplikuar, kundër një Lazio shumë të fortë që po bën gjëra të shkëlqyera. Pastaj ndoshta pas dhjetë minutash zhbllokohet dhe bëhet një ndeshje tjetër.
Duhet të vazhdojmë të mbajmë të njëjtin ritëm. Lazio është ekip i vështirë për tu mposhtur. Sarri di të organizojë mirë ekipet në nivel mbrojtës dhe gjithashtu ka teknikisht shumë lojtarë të vlefshëm.
Sarri është trajner që ka fituar me Juventusin, por jemi ndryshe në shumë aspekte.
Vlahoviq nuk do të jetë i grumbulluar, ndërkohë që Chiesa po. Di Maria mund të ketë më shumë se 30 minuta në dispozicon”, tha Allegri.