Egnatia ka marrë një fitore fantastike në shtëpi përballë Laçit me rezultatin 2-0 në sfidën e javës së 12-ë të Superiores.
Një sfidë e dominuar nga skuadra e Duros, e cila provoi shumë, por rrjetën e gjeti vetëm në pjesën e dytë me Agbekpornu.
Fernando vulosi çdo gjë në minutën e fundit, teksa për Laçin u përkeqësuan gjërat kur kapiteni Mazrekaj u ndëshkua me karton të kuq.
Kështu rrogozhinasit ngjiten në vendin e katërt në kampionat, me 18 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e shtatë me 14 pikë.