Kampioni në fuqi, Ballkani e ka mposhtur Ferizaj, lider i tabelës Drita triumfoi ndaj Malishevës, kurse Gjilani e fitoi minimalisht derbin ndaj Llapit dhe këto tri ndeshje e kanë kompletuar xhiron e 17 në Superligën e Kosovës në futboll.
Nuk ka ndryshime në kreun e tabelës me Dritën që vazhdon të mos lëshojë rrugë në vendin e parë me 35 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 30 sosh.
Ferizaj nga ana tjetër vazhdon të përmbyll renditjen tabelare me vetëm 12 pikë.
Kjo është renditja e plotë pas 17 xhirove:
Drita 35 pikë
Ballkani 30
Gjilani 27
Prishtina 23
Dukagjini 21
Drenica 20
Llapi 19
Malisheva 18
Trepça ’89 18
Ferizaj 12