Kosova e Dusseldorfit nuk ka të ndalur në Bezirksliga, duke shënuar fitoren e gjashtë rresht.
Djelmoshat kuqezi me një lojë me ritëm të lartë, demoluan me rezultat 4:1 ekipin TuS Gerresheim, në kuadër të javës së 14-të.
Futbollistët e Kosovës e administruan lojën në mënyrën më të mirë dhe në 45 minutat e parë avancuan me rezultat 1:3.
Ata qysh në minutën e 4-të pësuan gol, duke shënuar Stutz por ky gol veç ka elektrizuar Kosovën e Dusseldorfit dhe në minutat në vazhdim përmbysin rezultatin.
“Fitore më se e merituar për klubin tonë
Me golat e shënuar nga Rilind Salihi (14’) Shiqeri Alili (15’) Aljusan Jasharov (25’) dhe Naser Ilazi (85’) ekipi ynë vazhdon ecurinë pozitive në Bezirksliga, ku ngritet në pozitën e dytë.
Faleminderit edhe njëherë gjithë ju që po na mbështetni në hapat e tonë jemi krenar me ju.”, njofton FC Kosova.
Presidenti i klubit, Bujar Neziri, me kryesinë, janë krenar me lojën që shfaqën djelmoshat dhe për fitoren e radhës.
VFl Juchen - Garzweiler kryeson me 35 pikë por ka një ndeshje dhe tetë pikë më shumë se Kosova në vend të dyt.