Futbollisti Moise Kean ka treguar formë të lartë në përballje me Lazio-n.
Kean me dy golat e tij ka ndihmuar Juventusin që të shënojë fitore të thellë, me rezultat 3:0 ndaj Lazio-s, në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
“Zonja e Vjetër” nuk kurseu rivalin, duke e demoluar me gola.
Kean (43' e 54') dhe Milik (80'), shënuan për fitoren e madhe të Juves.
Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit 69 minuta për Lazio-n.
Napoli kryeson me 41 pikë, pasojnë Milan 33, Juventus 31, Lazio 30, Inter 30, Atalanta 27, Roma 27, Udinese 24, Torino 21 pikë etj.