Në Principatë feston Marseille

Futboll

Në Principatë feston Marseille

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 23:28
Në Principatë feston Marseille

Fitore e madhe e Marseilles në sfidën përmbyllëse të javës së 15-të të Ligue 1 në stadiumin “Luigji II” në Monaco.

Ekipi i drejtuar nga kroati Igor Tudor edhe pse shënoi i pari me Alexis Sanchez në minutën e 35-të, pësoi dy gola, në fundin e pjesës së parë (realizoi Ben Yedder me 11-metërsh) dhe në minutën e 72-të (Volland), megjithatë gjeti forcat për të përmbysur shifrat.

Në të 83-tën tundi rrjetën Veretout, i shërbyer nga Payet, dhe surpriza e madhe erdhi në minutën e shtatë shtesë, kur Kolasinac, i asistuar po nga Payet, i dhuroi një fitore të madhe Marsejës me golin e 3-2.

Marseja me këtë fitore shkon në kuotën e 30 pikëve, në vendin e katërt, me 11 pikë më pak se skuadra kryesuese PSG.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat