Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pas fitores në “San Siro” ndaj Fiorentinës, nuk mori pjesë në intervistat pas ndeshjes për arsye personale. Në vend të tij u paraqit para mikrofonave Sandro Tonali.
Mësohet se arsyeja e largimi të shpejtë dhe mes lotësh të Piolit është ndarja nga jeta e kunatit të tij, Luca.
Klubi kuqezi, përmes një shënimi zyrtar, i ka shprehur ngushëllimet familjes së trajnerit të tij në këtë moment dhimbjeje të madhe.
“Jemi të prekur dhe i qëndrojmë pranë familjes së trajnerit tonë për humbjen e kunatit të dashur, Luca”.