Skuadra e Besës nga Dobërdolli ka emëruar Aleksandar Taneskin nga Shkupi si trajnerin e ri të ekipit. Ai ka ardhur në vend të Amir Aliut, i cili dha dorëheqje pas rezultateve negative, shkruan Open-TV.
"Të nderuar sportdashës kemi nderin të ju njoftojm se sot kemi aritur marrëveshje me trenerin e ri të klubit tonë Aleksandër Tanevski", - njotton Besa.
Besa pas javës së 12-të në Ligën e dytë të Maqedonisë renditet në vendin e 9-të me 14 pikë.
Në javën e ardhshme, e cila është në program me 26 të këtij muaji, Besa e pret Borecin nga Velesi.