Ardian Ismajli po kalon një moment fantastik në karrierë me fanellën e Empolit!
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është duke spikatur me paraqitjet e tij, saqë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me 26-vjeçarin që ndodhet në formacionin e javës në Serinë A italiane.
Faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score” ka “skicuar” 11-shen më të mirë të javës së 15-të në Serinë A me Ismajlin që ndodhet si më i votuari në repartin e mbrojtjes me notën 7,8.
Në skemën 3-4-3, në portë ndodhet portieri i Empolit, Vikario.
Në mbrojtjen me tre janë, Ismajli, Valukievikz dhe Ico.
Në mesfushën e përbërë me 4 janë nga e djathta në të majtë, Kalulu, Çalhanollu, Elmas dhe Augusto i Monzës.
Në sulm janë, Nzola, Xheko dhe Moize Ken.
Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e Empolit në Serinë A, Ardian Ismajli është aktivizuar në 11 ndeshje, por pa shënuar dhe asistuar dot.