Ka zgjatur vetëm katër muaj aventura e Domeniko Krishitos me fanellën e Torontos në MLS-në amerikane!
Mungon vetëm zyrtarizimi, por ish-mbrojtësi i Xhenoas ka lënë ekipin e tij përtej oqeanit për arsye personale.
Sipas mediave italiane, 35-vjeçari do të vendosë nëse do të vazhdojë ende të luajë futboll ose të nisë në Koveçano, kursin e trajnerit.
Në MLS-në amerikane në këtë sezon, Krishito është aktivizuar gjithsej në 15 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe duke mos dhuruar asnjë asist.
Përveç Torontos dhe Xhenoas, Domeniko Krishito është aktivizuar edhe me Juventusin dhe Zenitin.