Leao - Milan pranë rinovimit?

Futboll

Leao - Milan pranë rinovimit?

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 13:19
Leao - Milan pranë rinovimit?

Rinovimi i Rafael Leao me Milanin nuk zhbllokohet dhe tashmë kanë mbërritur edhe fjalët e babait të lojtarit për t’i shtuar akoma më shumë presion çështjes.

Në një intervistë për “Record”, Antonio Leao, babai i lojtarit ka trembur kuqezinjtë me fjalët e tij.

“Interesi i Chelsea? Deri në vitin 2024, ne do të kujdesemi për gjithçka, pa përfshirë domosdoshmërisht Chelsea, Barcelonën apo Real Madrid.

Ai pëlqen faktin se ndodhet në Itali, ai po shkëlqen në Serie A, por ne nuk mund të themi përfundimisht se çfarë do të vendosim”, është shprehur ai.

Leao në fakt kërkon një pagë më të lartë dhe Milan nuk është në gjendje t’ia ofrojë atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat