Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka nisur stërvitjet në Kampin përgatitor në Antalia.
Dardanët U21 do të qëndrojnë tetë ditë në bregdetin turk, ku përzgjedhësi Afrim Tovërlani ka në dispozicion 24 futbollistë.
Në kuadër të këtij kampi Kombëtarja U21 do t’i luajë edhe dy ndeshje testuese.
Nga 24 futbollistët, pesë prej tyre janë nga Superliga e Kosovës në futboll: Erdin Dushi dhe Lulzim Peci nga Trepça ’89, Ardit Tahiri nga Drita, Veton Tusha nga Ballkani dhe Oltion Bilalli nga Gjilani..