Conte kërkon yllin e klubit zikaltër në Tottenham

Futboll

Conte kërkon yllin e klubit zikaltër në Tottenham

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 14:09
Conte

Conte kërkon yllin e klubit zikaltër në Tottenham!

Antonio Conte i ka bërë me dije drejtuesve të klubit anglez se është i interesuar për shërbimet e truit zikaltër, Marcelo Brozovic.

Conte ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Brozovic dhe ka qenë një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm në periudhën kur drejtonte Interin.

Sipas “football.london”, drejtuesit e Tottenham kanë përfshirë mesfushorin e Interit në listën e lojtarëve që do të vëzhgohen gjatë Kupës së Botës Katar 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat