Benjamin Pavard është shprehur i hapur për një kalim në futbollin italian.
Mbrojtësi francez i skuadrës së Bayern Munich, Benjamin Pavard mund të bëjë një tjetër lëvizje në karrierën e tij.
Lojtari lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Allianz Arena’ dhe me komentet e dhëna së fundmi, thuhet se Pavard mund t’i bashkohet Milanit.
“Giroud gjithmonë më thotë se Italia është një vend që jeton 100% me futbollin. Ai më tregon për magjinë e derbiv dhe festat e mëdha të tifozëve për ‘Scudetto’”, ka thënë Pavard.
“Do të doja të luaja me të sepse ai është një mik i madh. Do të shohim”, shtoi mbrojtësi.
Pavard është grumbulluar me kombëtaren e Francës për Kampionatin Botëror 2022, ku do të jetë edhe Olivier Giroud.