Rashica është njëri prej emrave më të përfolur

Futboll

Rashica është njëri prej emrave më të përfolur

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 16:37
Rashica

Milot Rashica është njëri prej emrave më të përfolur në shtëpinë e Galatasarayt në javët e fundit.

Ylli i Kosovës po luan për mrekulli për ekipin turk, ndërsa tifozët kanë mbetur mjaft të kënaqur me paraqitjet e tij, e gjithashtu edhe trajneri Okan Buruk.

Kjo ka bërë që klubi nga Stambolli të vendos ta blejë kartonin e Rashicës.

Sidoqoftë, për momentin, klubi verdhekuq ka marrë përgjigje negative nga Norwich City, i cili e mban kartonin e lojtarit.

Turqit dyshojnë se klubi anglez e refuzoi tentimin e parë të tyre pasi dëshiron t’ia rrisë vlerën përfaqësuesit tonë.

Sidoqoftë, në rastin më të keq, shkruan mediumi turk “Fanatik”, Galata do të mundohet t’ia vazhdojë huazimin ish-futbollistit të Werder Bremenit për një vit tjetër.

Por, ndërkohë Norwichi do ta pranonte këtë opsion vetëm me kushtin që në marrëveshje të ceket blerja e obligueshme e lojtarit nga ana e gjigantit turk në verën e vitit 2024.

Nëse Norwchi rikthehet në Premierligë verën e ardhshme, Galatasarayt do t’i lehtësoheshin punët pasi klubi anglez do ta shiste lojtarin për të bërë fonde për të blerë futbollistë të tjerë.

Norwichi e kishte blerë Rashicën nga Werderi vitin e kaluar për 11 milionë euro.

Prandaj, klubi anglez nuk dëshiron të humbasë shumë para pas shitjes së Rashicës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat