Kështu duket shtëpia që po ndërtohet për një familje nga FC Kosova dhe mërgimtarët 

Futboll

Kështu duket shtëpia që po ndërtohet për një familje nga FC Kosova dhe mërgimtarët 

Nga: K. G. Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 19:02
Kështu duket shtëpia që po ndërtohet

Shqiptarët si gjithmonë shquhen për bamirësi, qoftë në Kosovë qoftë në mërgatë! 

Duke iu falënderuar klubi të futbollit Kosova e Dusseldorfit dhe mërgimtarëve, po ndërtohet shtëpia e Azem Malokut nga Neredimja e Ferizajt.

Maloku jeton në kushte shumë të rënda, pa strehë mbi kokë, por falë Kosovës dhe mërgimtarëve, së shpejti do të fus kokën në shtëpinë e re.

Image

Janë publikuar edhe pamjet nga ndërtimi i shtëpisë.

Bujar Neziri, kontribues i madh dhe president i FC Kosova së Dusseldorfit, është krenar për ecurinë e punëve si shkojnë në ndërtimin e shtëpisë. 

“Iniciativa e Klubit futbollistik Kosova Düsseldorf në bashkëpunim me bashkëvendasit dhe Mërgimtarët po shkon drejtë finalizimit. Faleminderit të gjithëve për kontributin që po jepni.

Zoti i shpërbleftë bamirësit”, ka shkruar Neziri në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat