Kombëtarja e Armenisë ka zhvilluar seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ekipit në Prishtinë tashmë i janë bashkuar Aventis Aventisyan, Edgar Babayan, Vahan Bichakhchyan dhe Zhirayr Shaghoyan.
Artur Galoyan do t'i bashkohet skuadrës sonte.
Kujtojmë se ndeshja miqësore Kosovë - Armeni do të zhvillohet më 16 nëntor, në orën 18.00, shkruan mediumi armen “armsport”.