Futbollisti kroat, Mario Vushkoviç, është në telashe të mëdha, i cili kërcënohet me suspendim afatgjatë deri 5 vite.
Federata Gjermane e Futbollit ka hapur së fundmi një hetim ndaj futbollistit 20-vjeçar të divizionit të dytë dhe ish-kampionit evropian Hamburger SV.
Siç raporton “Hamburger Morgenpost”, policia ka kontrolluar banesën e tij në Hamburg dhe i ka konfiskuar celularin dhe laptopin.
Vushkoviç rezultoi pozitiv për substancën eritropoietin (Epo) gjatë kontrollit të stërvitjes më 16 shtator. Më saktësisht, ai kishte gjurmë të eritropoietinës, një hormon që rregullon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut që mund të lidhin më shumë oksigjen dhe kështu të rrisin aftësitë e tij.
Ai ka paraqitur kërkesë për analizën e mostrës B.
“Dënimi standard për kundërvajtje dopingu është katër vjet dhe dënimi mund të zvogëlohet.
Për 20-vjeçarin Vushkoviç, i cili po ashtu po përgatitet për kombëtaren, por nuk do të luajë për Kroacinë në Botërorin e Katarit. Një pezullim i gjatë mund të nënkuptojë fundin e karrierës së tij sportive”, shkruan një nga gazetat më me ndikim në Evropë, “Spiegel”.