Haaland zgjedh kombëtaret favorite për ta fituar Botërorin “Katar 2022”

Futboll

Haaland zgjedh kombëtaret favorite për ta fituar Botërorin “Katar 2022”

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 20:41
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka zgjedhur katër kombëtaret favorite që ai ndjen se mund të kenë gjasa për ta fituar trofeun e çmueshëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Bomberi norvegjez listoi Brazilin, Argjentinën, Francën dhe Anglinë si kombëtaret favorite për të triumfuar në Katar.

“Nuk mund ta them vetëm një, sepse ka shumë skuadra të mira, kështu që po, këto katër kombëtare”, tha Haaland.

Haaland nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë ngjarje të madhe pasi që Norvegjia dështoi që të kualifikohet në Botërorin “Katar 2022”.

“Unë dëshiroja që të luaja në Kupën e Botës, sigurisht, por ky është realiteti tani që unë nuk do të mund ta bëjë këtë gjë, por unë do ta relaksoj trupin dhe mendjen time dhe më pastaj do të stërvitem”, tha Haaland.

Norvegjia përfundoi në vendin e tretë në Grupin G të fazës kualifikuese drejt Kupës së Botës, prapa Holandës dhe Turqisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat