Gjyqtari francez, Johan Hamel tragjikisht ka ndërruar sot jetë pasi që pësoi një sulm në tru gjatë stërvitjes.
Hamel, 42 vjeçar, ishte një veteran i gjyqtarëve francez ku ka ndarë drejtësinë në më shumë se 130 ndeshje të kampionatit francez, raporton KosovaPress.
Po ashtu, ai bëri debutimin e tij si gjyqtari i katërt i ndeshjes në humbjen e Celticut kundër Real Madridit në raundin final të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e fundit e tij ishte më 6 nëntor, ku ndau drejtësinë në përballjen mes Lille dhe Rennes, para se të merrte detyrën e gjyqtarit të katërt në takimin e Paris Saint-Germain me Auxerre të dielën e 13 nëntorit.
Hamel kishte bërë nëntë paraqitje vendase si gjyqtar këtë sezon, me tetë që erdhën në ligën e parë të futbollit francez dhe një ndeshje nga Ligue 2.
“Arbitrazhi është në zi. Kemi mësuar për vdekjen e kolegut dhe mikut tonë, Johan Hamel, gjyqtar në Ligue 1, në moshën 42 vjeçare”, shkruante në një komunikatë të Unionit të Gjyqtarëve Elitarë të Futbollit (SAFE).