Lajme të këqija vijnë nga kampi francez. Kombëtarja trikolore humb pjesët në prag të fillimit të Kampionatit Botëror.
Nkunku ka qenë i pafat ditën e sotme, teksa i duhet të heqë dorë nga ëndrra e tij për luajtur në Kupën e Botës këtë edicion. Sulmuesi i Lajpcigut e ka pësuar nga shoku i tij i skuadrës.
Kamavinga ka bërë një ndërhyrje të ashpër në një dylu.ftim për topin, duke i shkaktuar një dëm të madh Nkunkut.
Ky i fundit e ka pasur të pamundur të vazhdojë stërvitjen më gjatë për shkak të dhimbjeve, ndërsa në media konfirmohet lajmi se lojtari francez e mbyll këtu me Kupën e Botës.