David Beckham dëshiron ta transferojë Cristiano Ronaldon në Inter Miami.
Për këtë siguron mediumi britanik “Sky Sports”.
Ylli portugez i ka prishur punët përfundimisht me Manchester Unitedin dhe do të largohet gjithsesi prej aty gjatë janarit.
37 vjeçari së fundmi e dha një intervistë shokuese për Pier Morgan, ku e akuzoi klubin anglez për tradhti ndaj tij dhe u shpreh se nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag, i cili e ka kërkuar më pas largimin e lojtarit.
E tash, menaxheri i pesë herë fituesit të Topit të Artë, Jorge Mendes është duke shikuar për alternativa, ndërsa në ditët e fundit u përmend edhe emri i Bayern Munichut për të ardhmen e lojtarit.
Sidoqoftë, edhe Chelsea është i interesuar për ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit.
E një tentim do ta bëjë edhe legjenda angleze, Beckham, i cili është pronar i Inter Miamit në ligën MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ronaldo mund të rikthehet në klubin e fëmijërisë, në Sporting, por nuk përjashtohet mundësia që të zbarkojë përtej Atlantikut për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës.
Gjithsesi, “CR7” do të vendosë për të ardhmen vetëm pas eksperiencës që do ta ketë në Kupën e Botës, e cila do të nisë këtë të diel.