Belgu i Real Madridit, Eden Hazard në një intervistë për ‘Marca’, ka hedhur poshtë spekulimet rreth largimit të tij nga ‘Bernabeu’ në muajin janar.
Reprezentuesi belg është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Chelsea, por Hazard hedh poshtë idenë e rikthimit në Londër.
Hazard thotë së në janar nuk do të largohet, por belgu nuk e përjashton mundësinë verën e ardhme të ikën nga Madridi.
“Nuk ka pasur mundësi të largohem nga Reali. Chelsea nuk më ka telefonuar asnjëherë dhe nuk e kam idenë nga doli ky lajm”, tha Hazard.
“Në janar është e pamundur që unë të largohem nga Real Madridi, sepse unë dhe familja ime duam të qëndrojmë këtu, na pëlqen qyteti, por në verë është e mundur të largohem nga Madridi. Kam edhe një vit kontratë, por vendimi është i klubit”, theksoi Hazard.