Ciprian e zbuloi defektin e shikimit një vit më parë –

Futboll

Ciprian e zbuloi defektin e shikimit një vit më parë –

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:20
Ciprian

Portieri i Milanit, Ciprian Tatarusanu, iu nënshtrua një operacioni në sy të hënën për të zgjidhur një problem me perceptimin e objekteve. Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, operacioni ka zgjatur më pak se një minutë dhe është kryer me teknikën “Femtolasik custom PSP”.

“Gardiani” rumun nuk do mungojë qoftë një ditë, madje do të jetë rregullisht në stërvijte. Ndërhyrja në sy do ta ndihmojë jo vetëm që të mos jetojë me problemin e astigmatizmit, por të mos ketë asnjë pengesë në punën e tij të përditshme.

“Ciprian e zbuloi defektin e shikimit një vit më parë – shpjegoi Dr. Angelo Appiotti – kur erdhi tek unë për të shoqëruar gruan e tij. E vizitova dhe e vura re problemin: ai nuk bëri asnjë korrigjim, por arriti të jetonte me astigmatizëm përmes përshtatjes. E thënë thjesht, ai e kompensoi atë me fokus spontan, duke i shtrënguar sytë.”

Performanca e tij në fushë do të rritet falë reagimit më të mirë.

“Perceptimi i një objekti, për shembull një gjuajtje nga distanca, do të vijë shumë më shpejt. Kjo do të ndihmojë që përgjigjja nga sytë apo duart të jetë më e shpejtë dhe do të zvogëlojë incidencën e lëndimeve, me përgjigje më të shpejta të muskujve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat