Në sallën sportive “Jasmin” në Kavadar, u luajt ndeshja e jvës së 7-të në Ligën e parë në futsall mes Crna Reka dhe Futsal Club Arben Bajrami, shkruan Open-TV.
Fitorja u takoi mysafirëve nga Çairi me rezultat 3-6.
Golat i shënuan: Neziri (4), ndëra nga një gol e shënuan: Ismaili dhe Berat Ramadani.
Kjo ishte fitorja e shtatë e ekipit të trajnerit Gazmend Hiseni në po aq ndeshje.
Ata kryesojnë tabelën me 21 pikë.
Në javën e ardhshme, Futsal Club Arben Bajrami e pret Futsal Karadakun nga Likova.