Legjenda e portës italiane, Gianluigi Buffon, ka thënë se të gjithë lojtarët në Itali po e kalojnë një moment të vështirë sepse nuk po luajnë në Kupën e Botës në Katar. Maqedonia i eliminoi Azurrët në play-off dhe për të dytën herë radhazi i la jashtë Botërorit.
“Nëse po flasim zakonisht, të mos luash në Kupën e Botës është e tmerrshme. Por lojtarët e kanë më të keqen nga të gjithë. Unë e kam përjetuar atë.
Kur fillon Kupa e Botës dhe je në shtëpi, është një dhimbje e madhe dhe një peshë që do ta mbash përgjithmonë.
Çfarëdo që ju ka sjellë karriera, është diçka që nuk e keni sjellë për tifozët, për popullin italian. Kjo është gjëja më e vështirë për t’u pranuar”, tha Buffon.
Italia mbeti pa KB 2022 pas humbjes nga Maqedonia në Palermo, me golin e Aleksandar Trajkovskit.