“Do të jetë një miqësore luksi, do të luajmë kundër një përfaqësueseje të fortë që ka shumë tifozë në Shqipëri. Pas Italisë, pjesa më e madhe e tifozëve azzurr janë në Shqipëri. Ka shumë entuziazëm, nuk kemi pasur kurrë kaq shumë kërkesa për bileta”.
Me këto fjalë nis intervistën e tij për TuttomerkatoWeb presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka: Më vjen keq që Italia nuk është në Botëror, por më vjen mirë që është këtu në Tiranë, vijon më tej Duka intervistën e tij, duke shtuar:
Reja është me ju prej më shumë se tri vitesh, si e gjykoni punën e tij?
Reja si trajner i Shqipërisë e udhëhoqi kombëtaren tonë në katër gara. Ai e mori ekipin në kualifikueset e Kampionatit të fundit Evropian, ku doli mirë, vetëm se humbi betejën në fund, për një gol të minutës së fundit në Turqi. Më pas fitoi grupin e Ligës C të Ligës së Kombeve, duke marrë kualifikimin në Ligën B. Grumbulloi 18 pikë në kualifikueset e Botërorit të Katarit, duke rezultuar në vendin e tretë. Po kështu mori vendin e tretë në grupin e Ligës B të Ligës së Kombeve.
Përgjithësisht për mua ai ka punuar shumë mirë, ka rinovuar pak ekipin, ka ndërtuar një skuadër pak më të madhe. Kontrata e tij tani po skadon.
A do të jetë sërish trajneri juaj?
Ne e lamë Rejën të qetë për këto dy ndeshje, kundër Italisë dhe Armenisë, pa bërë asnjë diskutim. Pas kësaj do të ulemi rreth një tavoline dhe do të diskutojmë.