Kosova në vitin 1979, Nehat Osmani: Sokol Hadri - një kolos i futbollit 

Futboll

Kosova në vitin 1979, Nehat Osmani: Sokol Hadri - një kolos i futbollit 

Nga: K. G. Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:57
Sokol Hadri - i pari në këmbë në të majtë dhe Nehat Osmani - i pari ulur në të djathtë

Legjenda e futbollit të Kosovës, Nehat Osmani, ka publikuar një fotografi interesante të përzgjedhjes së Kosovës në vitin 1979, kur janë takuar me përzgjedhjen e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Osmani ka disa fjalë për legjendën Sokol Hadri, i cili ka ndërruar jetë të hënën që e lamë pas. 

“Sokol Hadri - një kolos i futbollit dhe sportit të Kosovës kaloi në përjetësi.

Për ta përkujtuar me pietet të lartë si një UDHËRRËFYES dhe KAPITEN i shumë gjeneratave, edhe përmes këtij ilustrimi të hershëm, unë në fillet e karierës time ndërsa Sokol Hadri në zenitin e lavdisë së tij duke përfaqësuar reprezentacionin e Kosovës kundër atij të Bosnjës e Hercegovinës më 1979.

Nder dhe respekt për këtë sportist Legjendë dhe njeri Simbol të papërsëritshëm!”, ka shkruar Osmani.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat