Juventusi qysh tash është duke përgatitur ofertën e re për mesfushorin francez Adrien Rabiot.
Rabiot këtë sezon të garave, ka qenë një nga lojtarët më të mirë tek torinezët, duke dhënë kontribut të madh në ‘ringjalljen’ e Bianconerëve në Serie A.
Kontrata e francezit me ‘Zonjën e Vjetër’, skadon në fund të sezonit, por sipas mediave italiane, Juve do të shpërblejë francezin për paraqitjet e mira më një kontratë të re.
E vetmja pengesë, thuhet se mund të jetë kërkesat e Rabiot për një rritje pagë.
Aktualisht ish-futbollisti i PSG-së, fiton 7 milionë euro në sezon.