Është përfolur sikur Cristiano Ronaldo mund të rikthehet te ish-klubi i tij, Sportingu i Lisbonës.
Për këtë, presidenti i klubit portugez, Frederico Varandas, ka reaguar për herë të parë rreth këtyre thashethemeve për një kalim të mundshëm të Ronaldos në Sporting.
“Kthimi i Cristiano Ronaldos? Nuk ka pasur asnjëherë asgjë!
Që nga fillimi i sezonit, trajneri ynë është masakruar në çdo konferencë shtypi në lidhje me këtë gjë duke u pyetur nga gazetarët, janë thjesht thashetheme.
Kjo është një çështje e përfunduar.
Të gjithë ëndërrojnë rikthimin e tij, por ne nuk kemi para për t’i paguar pagën”, është shprehur presidenti i Sporting.