Houssem Aouar mund të jetë francezi i radhës që i bashkohet Milanit. Footmercato shkruan se drejtuesit e kuqezinjve kanë nisur nga puna për të siguruar shërbimet e mesfushorit të avancuar.
24-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Lyonin, klub me të cilin ka vendosur të mos rinovojë.
Kohë më parë e ka kërkuar Juventusi, ndërkohë që ka interesim edhe nga Roma dhe Real Betis.
Dyshja Maldini-Massara kanë nisur bisedimet me agjentin e Aouar për të siguruar një akord në parim dhe për të pritur fundin e sezonit për transferimin e tij me parametra zero në Milanelo.