Rrudhani me gol bukur, shënon nga 17 metra
Kosova e shmang humbjen në çastet e fundit, duke barazuar me rezultat 2:2 me Armeninë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova u paraqit pa yjet, si Vedat Muriqi, Valon Berisha, Amir Rrahmani, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Arbër Zeneli etj.
Megjithatë shumë futbollist të rinj që u paraqitën u angazhuan maksimal dhe ia dolën që të barazojnë.
Miqësore luksi që i shërbeu selektorit të Kosovës, Alain Giresse, që të shoh formën e futbollistëve, sidomos disa prej tyre që iu dha rasti për herë të parë qoftë si titullar qoftë si zëvendësues.
Në minutën e 24-të, mbrojtja e Kosovës sikur e përgjumur, ndërsa Zhirayr Shaghoyan ka depërtuar për mrekulli dhe e ka mposhtur portierin Visar Bekaj, 0:1.
Valmir Veliu në minutën e 40-të godet bukur por portieri armen reagon për mrekulli.
Kosova e pafat në minutën e 61-të, Kastrati nga afërsia godet bukur por golin ia mohoi portieri Buchnev.
Në minutën e 62-të, Jashari në mundësi të mirë por sërish portieri Buchnev reagon bukur.
Lirim Kastrati ka shënuan nga penalltia, duke plasuar topin në këndin e majtë, 1:1 pikërisht në minutën e 67-të. Penalltinë e nxori zëvendësuesi Arianit Ferati qysh në veprimin e parë.
Mbrojtja e Kosovës reagon dobët, ndërsa futbollisti Hovhannes Harutyunyan nga afërsia me gjakftohtësi shënon për 1:2 në minutën e 82-të.
Në minutën e 90+3, Donat Rrudhani nga rreth 17 metra ka shënuar gol të bukur në këndin e poshtëm të majtë, 2:2.
Kosova ka barazuar me rezultat 2:2 me Armeninë.
Kosova - Armenia 2:2
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 2.000.
Gjyqtar: E. Hamiti (Shqipëria).
Shënues: Kastrati (67’ - nga penalltia), Rrudhani (90+3’) - Shaghoyan (24'), Harutyunyan (82’).
Kartona të verdhë: Veliu, Sadriu, Kastrati, Abedini, Dellova – Hakobyan, Harutyunyan, Dashyan.
Kosova: Bekaj, Krasniqi (Li. Kastrati 46’), Dellova, Haliti, Sadriu (Rrudhani 65’), Jashari, Abedini, Bislimi (Ferati 65’), Kastrati, Veliu (Topalli 75’) dhe Sadiku.
Armenia: Buchnev, Hovhannisyan (Margaryan 85’), Haroyan, St. Mkrtchyan, Hakobyan (Terteryan 77’), Dashyan, A. Grigoryan (S. Mkrtchyan 63’), Harutyunyan, Shaghoyan (Avetisyan 85’), Bichakhchyan (Serobyan 77’) dhe Babayan (N. Grigoryan 63’).