Ferizaj gati për sfidën e Kupës së Kosovës, kërkon kualifikimin 

Futboll

Ferizaj gati për sfidën e Kupës së Kosovës, kërkon kualifikimin 

Nga: K. G. Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 18:59
Ferizaj

Skuadra e futbollit Ferizaj po kalon në një krizë të rezultateve në elitën e futbollit të Kosovës. 

Ky kolektiv synon këndelljen në kampionat por edhe të arrijë sa më lartë në garat e Kupës së Kosovës. 

“Nesër udhëtojmë për në qytetin e Pejës, ku do ta zhvillojmë ndeshjen e 1/16 së Kupës së Kosovës, kundër KF Beharit.

Sa për kuriozitet kjo nuk është ndeshja e parë mes FC Ferizaj dhe KF Beharit sepse në kuadër të garave të kupës jemi takuar edhe në vitin 2016.

Ishte konkretisht 6 prilli i vitit 2016, kur në stadiumin "Ismet Shabani" në ndeshjen e Kupës së Kosovës pritëm KF Beharin.

Atë kohë ndeshja kishte përfunduar me rezultat 6:1 në favor të ekipës sonë.

Nesër na pret ndeshje me eliminim direkt, kështu që serioziteti është maksimal dhe udhëtojmë drejt Vitomericës me synimin e vetëm, fitoren!”, njofton FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat