“Atdheu jonë nuk përçahet” – Mesazhi i fuqishëm i “Dardanëve”

Futboll

“Atdheu jonë nuk përçahet” – Mesazhi i fuqishëm i “Dardanëve”

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 19:03
“Atdheu jonë nuk përçahet” – Mesazhi i fuqishëm i “Dardanëve”

Kanë kaluar 20 minuta lojë në përballjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Armenisë.

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë shpalosur një mesazh në ndeshjen miqësore kundër Armenisë.

“Atdheu jonë nuk përçahet, çdo pëllëmbë e tokës sonë mbrohet dhe nuk falet” – ishte mesazhi i shpalosur nga grupi i tifozëve që mbështet ekipin kombëtar të Kosovës.

Miqësorja ndaj Armenisë po ndjeket nga një numër i vogël i tifozëve në shkallët e stadiumit.

Të përzgjedhurit e trajnerit, Alain Griesse tri ditë më vonë do të luajnë në një ndeshje tjetër kontrolluese kundër Ishujve Faroe në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat