Mesfushori pendohet

Futboll

Mesfushori pendohet

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 19:03
Mesfushori pendohet

Frank Kesi nuk po kalon një periudhë të mirë te Barcelona që pas transferimit të tij te katalanasit, duke u kthyer një lojtar rotacioni.

Siç raporton gazetari i njohur italian, Karlo Pelegati, mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka kërkuar që të rikthehet sërish te Milani, por duket se kjo gjë duket shumë e vështirë të ndodhë.

“burime pranë Kesisë më kanë thënë që ai kërkon të rikthehet te Milani.

Unë besoj se asgjë nuk është e pamundur në futboll, por Milani ndihet se me Kesinë tashmë çdo gjë është një çështje e mbyllur.

Nuk mendoj se drejtuesit do të kontaktojnë me agjentin e tij, pasi të gjithë e dimë se si ishte marrëdhënia e mesfushorit me klubin gjatë kohës që ai ishte te Milani”, u shpreh Pelegati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat