Disa klube të Premier League janë në garë për të nënshkruar me Milan Skriniar verën e ardhshme.
Mbrojtësi i Interit është në vitin e fundit të marrëveshjes së tij në San Siro, ndërsa drejtuesit e klubit janë të pakënaqur me dështimin për ta vazhduar kontratën para Botërorit të Katarit.
Derisa bisedimet nuk kanë dështuar plotësisht, vonesa e marrëveshjes u ka dhënë rastin klubeve angleze që të interesohen. Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United po e ndjekin nga afër situatën e njëzet e shtatë vjeçarit.
Sllovaku është një nga mbrojtësit më të vlerësuar dhe me përvojë të Serisë A.